Avokati Ardian Bajraktari në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka folur lidhur me kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend nga presidentja Justina Shiroka-Pula, me kërkesën e PDK-së.
Për këtë veprim, Bajraktari tha se duhen bërë disa intervenime në mënyrë që të pasurohet ligji.
“…Në rast se ka vullnet politik, ekziston mundësia bile edhe domosdoshmëria për të bërë disa intervenime të cilat me bindjen time do të mund ta pasuronin tutje ligjin, shto faktin se Kosova me këtë rast i ka shmangur detyrimet ndërkombëtare sepse nuk është konsultu Bashkimi Evropian sipas despozitave…”– tha Bajraktari.

