Bayerni i dërgon mesazh Real Madridit për Olisen

by Nexhat

Bayern Munich nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e Michael Olises, pavarësisht interesimit të Real Madridit.

Drejtori i përgjithshëm i klubit gjerman, Jan-Christian Dreesen, ka konfirmuar se synimi është ta mbajë francezin për një kohë sa më të gjatë dhe se në të ardhmen e afërt pritet të nisin bisedimet për përmirësimin e kontratës së tij, e cila skadon në qershor të vitit 2029.

banner

Dreesen beson se Olise mund ta fitojë Topin e Artë edhe duke luajtur në Bundesligë, duke theksuar se Bayerni i ofron kushtet e duhura për të shkëlqyer

Vendosmëria e klubit bavarez mbështetet edhe te paraqitjet e jashtëzakonshme të sulmuesit këtë sezon: 12 gola dhe 7 asistime në 12 ndeshje zyrtare, me gjithsej 981 minuta në fushë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy