Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR), Gjeneral Alexus G. Grynkewich, i shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së Anu Prattipati, Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Roberto Vergori dhe delegacionin e tij, është pritur me ceremoni ushtarake nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari.
Gjatë kësaj vizite, përveç Jasharit, Grynkewich ka zhvilluar takime me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ku u diskutuan çështje me rëndësi për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.
‘’Vizita riafirmon rëndësinë e partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-s, si dhe përkushtimin e përbashkët për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Postimi:
Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR) viziton Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në
Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR), Gjeneral Alexus G. Grynkewich, i shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së znj. Anu Prattipati, Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Roberto Vergori dhe delegacionin e tij u prit me ceremoni ushtarake nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Në kuadër të vizitës, Gjenerali Grynkewich zhvilloi takime me Ministrin e Mbrojtjes, z. Ejup Maqedonci, dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ku u diskutuan çështje me rëndësi për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Poashtu u vlerësua lartë zhvillimi dhe avancimi i FSK-së dhe palët u zotuan për ngritje të bashkëpunimit edhe në të ardhmen në mes të dy institucioneve. Një ndër temat e diskutimit ishte edhe procesi i optimizimit të KFOR-it, në kontekstin e zhvillimeve të sigurisë dhe nevojës për koordinim të vazhdueshëm me institucionet vendore.
Vizita riafirmon rëndësinë e partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-s, si dhe përkushtimin e përbashkët për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin e kapaciteteve të saj dhe forcimin e partneritetit me aleatët, në funksion të përmbushjes së misionit kushtetues dhe avancimit të vazhdueshëm drejt standardeve euroatlantike

