Vrasja e Arlinda Zekajt, Gërvalla e Sveçla nesër në konferencë për të folur rreth raporteve që i përgatitën për Kurtin

by Nexhat

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë nesër konferencë të përbashkët për media, pas dorëzimit të raporteve për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Konferenca është caktuar për orën 09:00, në Zyrën e Kryeministrit.

banner

Sipas njoftimit, kryeministri Albin Kurti tashmë ka pranuar raportet e detajuara nga dy ministritë.

Protestat në Prishtinë janë organizuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor 2026 në Pejë, ku qytetarët dhe aktivistët po kërkojnë llogaridhënie dhe dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, si dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy