Francë, 70 mijë policë në gatishmëri në prag të protestave të së shtunës

by Nexhat

Shtatëdhjetë mijë policë do të dislokohen në të gjithë Francën për të ruajtur rendin në qytete gjatë protestave të së shtunës (31 tetor), njoftoi sot ministri i Brendshëm i vendit, Laurent Nuñez.

Siç deklaroi ministri francez i Brendshëm, policia do të tregojë ashpërsi të jashtëzakonshme në rast se ndodhin incidente të dhunshme gjatë protestave ose pas përfundimit të tyre.

banner

Nuñez tha se grupe të ekstremit të majtë kanë bërë thirrje përmes rrjeteve sociale për tubime të dhunshme atë ditë.

Protestat përkojnë me festën e Halloween-it. Nuñez kishte theksuar më herët se “mbrëmja e Halloween-it është tradicionalisht gjithmonë e trazuar”. /Panorama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy