Kjo është historia e trishtë e Shqiponjës

by Nexhat

Shqiponja, vajza nga Drenasi që dikur u bë pjesë e një historie prekëse në emisionin Prive, tashmë është banore e Big Brother.

Historia e saj është e veçantë dhe jo e lehtë. E braktisur nga prindërit biologjikë kur ishte foshnje, Shqiponja prej vitesh ka qenë në kërkim të familjes së saj biologjike, në përpjekje për të zbuluar rrënjët dhe të kaluarën e saj.

Një intervistë që pati jehonë të madhe dhe solli edhe një zhvillim emocionues: bëri të mundur ribashkimin e një nëne me të bijën, pas plot 20 vitesh ndarje.

Tashmë, Shqiponja ka hyrë në një tjetër rrugëtim televiziv, atë të Big Brother, ku historia e saj pritet të marrë vëmendje edhe më të madhe.

Por a do të jetë kjo eksperiencë një mundësi e re për të afruar Shqiponjën me përgjigjet që kërkon prej vitesh?

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy