Tronditet bota e kriptomonedhave, hakerat vjedhin 6.3 miliardë dollarë, dyshimet te Koreja e Veriut

by Nexhat

Një sulm masiv kibernetik ka goditur Binance, bursën më të madhe në botë të kriptomonedhave, ku hakerat dyshohet se kanë vjedhur rreth 6.3 miliardë dollarë në asete digjitale. Analistët e sigurisë kibernetike dyshojnë se pas sulmit qëndron Koreja e Veriut.

Ngjarja ka tronditur tregjet financiare dhe ka shkaktuar rënie të ndjeshme të kriptomonedhave. Bitcoin zbriti në nivelin më të ulët të gjashtë javëve, duke prekur 76 mijë e 368 dollarë, ndërsa Ethereum humbi më shumë se 3 për qind.

banner

Pas sulmit, Binance pezulloi përkohësisht tërheqjen e fondeve, por siguroi përdoruesit se paratë e tyre janë të sigurta dhe se të gjitha humbjet do të mbulohen nga kompania. Sipas të dhënave paraprake, rreth 3 miliardë dollarë nga asetet e vjedhura janë identifikuar, ndërsa një pjesë e tyre është ngrirë nga kompani si Tether dhe Circle.

Ekspertët amerikanë vlerësojnë se sulmi është realizuar brenda rreth 20 minutash dhe ka ngjashmëri me operacione të mëparshme të lidhura me grupet kibernetike të Koresë së Veriut.

Hetimet paraprake sugjerojnë se ndërhyrja mund të ketë nisur nga komprometimi i kompjuterit të një prej inxhinierëve të Binance, përmes të cilit hakerat kanë siguruar akses në sistemet e brendshme.

Binance deklaroi se po bashkëpunon me autoritetet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të rikuperuar fondet e humbura. Ky incident rikthen shqetësimet për sigurinë e platformave të kriptomonedhave. Sipas ekspertëve, përmasat e dëmit dhe ndikimi në besimin e investitorëve mund të kenë pasoja për të gjithë tregun e aseteve digjitale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy