Protesta kombëtare për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale po vazhdon sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, nga ora 16:00.
Përmes thirrjes për pjesëmarrje, organizatorët “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” po kërkojnë solidaritet kombëtar, duke theksuar se revolta dhe kërkesa për drejtësi po bashkojnë qytetarë nga Prishtina, Peja, Mitrovica dhe Ferizaj.
“Revoltë dhe solidaritet kombëtar, nga Prishtina në Pejë e nga Mitrovica në Ferizaj. Nuk pushojmë derisa të vihet në vend drejtësia për Arlindën e për të gjitha gratë e vrara. Shteti duhet të japë llogari”, thuhet në thirrjen për protestë,
Protesta vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, ndërsa kërkesat kryesore janë drejtësia për viktimën, përgjegjësia institucionale dhe mbrojtja e grave nga dhuna.

