Disa qytetarë janë mbledhur para Qeverisë së Kosovës për të protestuar kundër qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.
Megjithëse, të paktë në numër, këta të rinj janë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të ekzekutivit të vendit.
Protestuesit janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me atë që e konsiderojnë keqqeverisje të Kurtit, si dhe për të kundërshtuar politikat dhe vendimet e qeverisë së tij.
Ata po mbajnë në duar disa pankarta me mbishkrime të ndryshme.
“Albin out”, është njëra prej tyre

