Një grup qytetarësh janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” para Qeverisë së Kosovës.
Në këtë mënyrë, ata kanë protestuar kundër qeverisjes së Albin Kurti, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Organizatori i protestës, Durim Aliu bëri thirrje që protesta të jetë paqësore dhe të mos shkaktohen dëme.
Gjatë protestës, në shenjë revolte u lëshuan alarme përmes autoparlantit.
Ata përmes thirrjeve kërkuan: “Dorëheqje” dhe përmes pankartave me mbishkrime, “Keni dështua”, “Nuk bëhet kështu”, duke i vendosur ato para hyrjes së objektit të ekzekutivit të vendit

