Exit Poll-et e zgjedhjeve në Bullgari/ Fiton zgjedhjet presidenciale kandidatja pro-dialogut me Moskën, Ilya Yotova kryeson me mbi 50% të votave

by Nexhat

Ilya Yotova ka fituar zgjedhjet presidenciale në Bullgari, sipas sondazheve pas mbylljes së votimit. Kandidatja që mbështet dialogun me Moskën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë ka siguruar një epërsi të konsiderueshme ndaj rivalit të saj, Andrei Gurov.

Sipas vlerësimeve paraprake, Yotova ka marrë mes 50.7% dhe 52.5% të votave, ndërsa Gurov, ish-kryeministër në detyrë i mbështetur nga opozita pro-perëndimore, rezulton me 43.4% deri në 44%.

banner

Rezultatet e sondazheve të daljes nga votimi pritet të konfirmohen nga numërimi zyrtar i votave. Fitorja e Yotovës pritet të marrë vëmendje edhe për qëndrimet e saj lidhur me luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Rusinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy