Malisheva dhe Feronikeli 74 kanë luajtur baras pa gola, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj”, e vlefshme për xhiron e dymbëdhjetë të të Superligës së Kosovës në futboll.
Malisheva ka pasur mundësinë më të mirë për të kaluar në epërsi në minutën e tridhjetë e pestë, por sulmuesi Xhemail Ibishi nuk është treguar i saktë nga pika e bardhë. Goditjen e tij e ka pritur portieri i Feronikelit 74.
Vendasit kanë rrezikuar edhe në kohën shtesë, kur Xhylani, nga afërsia, nuk ka arritur të shënojë me kokë.
Pas këtij barazimi, Malisheva vazhdon të kryesojë tabelën me njëzet e shtatë pikë, një më shumë se Prishtina, që ka një ndeshje më pak.
Ndërkaq, Feronikeli 74 renditet në vendin e shtatë me dymbëdhjetë pikë.
Nga ora 17:00 luhet ndeshja tjetër ku Dukagjini përballet me Gjilanin

