Maresca i zhgënjyer pas humbjes së dytë radhazi të Manchester City

by Nexhat

Trajnerin i Manchester City, Enzo Maresca, e ka shprehur zhgënjimin e tij pas humbjes ndaj Brighton të shtunën.

City ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Premier League, pasi është mposhtur në shtëpi nga me rezultat 1:0.

banner

Humbja në stadiumin “Etihad” e ka zhgënjyer trajnerin Maresca, i cili ka kritikuar mënyrën se si skuadra e tij po pranon gola.

Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Yasin Ayari në minutën e njëmbëdhjetë, pas një largimi të gabuar të topit nga mbrojtësi i City, Matheus Nunes.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta për të barazuar rezultatin, vendasit nuk kanë arritur të gjejnë rrugën drejt golit, ndërsa portieri i Brightonit, Bart Verbruggen, ka pasur një paraqitje shumë të mirë.

Kjo është humbja e dytë radhazi për Manchester City, pas asaj 2:1 nga Aston Villa një javë më parë, që i dha fund serisë së fitoreve të skuadrës në kampionat.

“Është një ndjenjë shumë e ngjashme me atë që kishim pas ndeshjes ndaj Aston Villas. Fatkeqësisht, kemi krijuar raste të mjaftueshme për të marrë pikë, por nuk kemi shënuar”, ka thënë Maresca.

Trajneri italian ka theksuar se skuadra e tij po shënon gola, por po bën gabime të panevojshme në mbrojtje.

“Jemi skuadra e dytë për nga numri i golave të shënuar në Premier League, që do të thotë se po shënojmë. Por po pranojmë gola të lehtë, të cilët mund t’i shmangim. Shpresojmë që të mos përsëriten në ndeshjen e ardhshme”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër, trajneri i Brighton, Fabian Hurzeler, është përpjekur ta mbajë skuadrën me këmbë në tokë, pavarësisht fitores së rëndësishme.

Brighton, që këtë sezon ka mposhtur edhe Arsenal, ka marrë fitoren e parë si mysafir ndaj Manchester City dhe është afruar në vetëm dy pikë nga kreu i tabelës.

Humbja e City i ka dhënë mundësinë Arsenal ta marrë pozitën e parë, nëse arrin të shmangë humbjen në përballjen ndaj Liverpool

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy