PEJË/ Gjendet pa shenja jete një person

by Nexhat

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete sot, rreth orës 11:20, në vendbanimin e tij në rrugën “Mbreti Bardhyl” në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se vdekja e personit është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes.

banner

“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes. Në konsultim me të, është iniciuar rast ‘Hetimi i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML”, ka deklaruar Rugova.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore, ndërsa hetimet dhe veprimet e tjera procedurale janë në vazhdim.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e vdekjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy