DEÇAN/ Qytetari rrëfen momentet e frikshme kur ariu iu shfaq papritur në malet e fshatit Pobërgjë: Kujdes kur mblidhni gështenja

by Nexhat

Një ari i madh është shfaqur pranë dy personave që po mblidhnin gështenja në afërsi të një maje mbi fshatin Pobërgjë të Deçanit.

Sejdi Tolaj ka treguar përmes një postimi në Facebook se ngjarja ka ndodhur të dielën, kur ai dhe një familjar i tij po mblidhnin gështenja në këtë zonë.

banner

Sipas Tolajt, ariu është shfaqur rreth 10 metra larg tyre, ndërsa familjari, i cili ndodhej 7–8 metra larg tij, e ka njoftuar për praninë e kafshës.

Ai ka thënë se, i shqetësuar nga situata, ka vendosur të largohet me vrap përmes një përrockke.

“Vrapuam për afërsisht 20 minuta dhe, fatmirësisht, ariu nuk na ndoqi. Shpëtuam pa pasoja!”, ka shkruar Tolaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy