Aksidenti hekurudhor në Spanjë, identikohen 69 viktimat: 54 spanjollë dhe 15 të huaj

by Nexhat

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se kanë identifikuar të 69 viktimat nga përplasja e trenit me shpejtësi të lartë javën e kaluar.

Një organ ligjor i ngritur për të trajtuar punën e identifikimit, i përbërë nga ekspertë policie dhe mjeko-ligjorë, njoftoi në një deklaratë vonë të hënën se tre viktimat e fundit shin identifikuar – dy australianë dhe një shtetas japonez.

banner

Viktimat përfshijnë 54 spanjollë dhe 15 të huaj, katër amerikanë, dy australianë, dy japonezë dhe nga një shtetas nga Argjentina, Kanadaja, Franca, Meksika, Portugalia, Tunizia dhe Republika Çeke. 

Aksidenti ishte përplasja e dytë e trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë këtë vit dhe ngriti pyetje të reja në lidhje me sigurinë hekurudhore të vendit, pas një aksidenti në rajonin jugor të Andaluzisë në janar që vrau 46 persona.

Fatkeqësia e fundit ndodhi kur një shërbim i operatorit shtetëror Renfe u përplas me pjesën e pasme të një treni të palëvizshëm që i përkiste kompanisë spanjolle Iryo jashtë fshatit qendror Urda, rreth 130 kilometra në jug të kryeqytetit Madrid.

Dështimi i një sistemi automatik sigurie ndaloi të gjithë trenat në një segment, por një qendër kontrolli autorizoi shërbimin Renfe të rifillonte udhëtimin e tij ndërsa treni tjetër ishte në lëvizje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy