“Dëshiron të largohet sa më shpejt”, Gerrard kritikon ashpër Martinezin

by Nexhat

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, ka hedhur dyshime se Lisandro Martinez mund të jetë duke krijuar qëllimisht probleme te Manchester Unitedi, me synimin për të siguruar largimin nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Duke folur në emisionin “The Overlap Daily”, ish-kapiteni i Liverpoolit ka kritikuar ashpër sjelljen dhe paraqitjet e fundit të mbrojtësit argjentinas, të cilat i ka cilësuar si zhgënjyese.

banner

“Kam përshtypjen se ai po mendon: Dua të largohem nga këtu sa më shpejt”, ka deklaruar Gerrard.

Martinez është vënë në qendër të kritikave pas kartonit të kuq të marrë në humbjen 2:0 të Manchester Unitedit ndaj Chelseat.

Polemikat rreth tij janë shtuar edhe pas kritikave që kishte adresuar më herët ndaj drejtorit të futbollit të klubit, Jason Wilcox.

Gerrard ka vlerësuar se mbrojtësi i ka zhgënjyer bashkëlojtarët, klubin dhe tifozët, duke e cilësuar përjashtimin e tij si një veprim egoist.

“Ai u ka kushtuar pikë, por këtë e ka bërë ndaj një trajneri që e mbështet dhe që ka bërë shumë për të”, ka thënë ish-futbollisti anglez.

Sipas Gerrardit, sjelljet individuale të futbollistëve mund të pengojnë Manchester Unitedin që të rikthehet te rezultatet pozitive.

Megjithatë, drejtuesit e klubit anglez kanë shprehur publikisht besimin në përkushtimin e Martinezit, pavarësisht kritikave në rritje dhe pikëpyetjeve rreth së ardhmes së tij në “Old Trafford”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy