Dyshohet se rekrutonte shoferë për bartjen e migrantëve drejt Evropës, kapet në Prishtinë

by Nexhat

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në një rrjet të organizuar kriminal ndërkombëtar të kontrabandimit me migrantë, i cili shtrihet në disa shtete të Ballkanit dhe vende të Bashkimit Evropian.

Operacioni është realizuar të martën nga Sektori i Hetimeve i Departamentit për Kufi, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe nën autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

banner

Sipas hetimeve, i dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se kishte për detyrë rekrutimin e shoferëve, të cilët pajiseshin me automjete, para dhe harta të sakta të lëvizjes për të transportuar migrantë ilegalë

Shoferët, sipas Policisë, bartnin migrantë nga kufiri i Turqisë në Greqi, fillimisht drejt Selanikut, për të vazhduar më pas tranzitin përmes shteteve të tjera drejt Evropës.

Gjatë operacionit është bastisur edhe banesa e të dyshuarit në Prishtinë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 1 mijë e 760 euro para të gatshme dhe fletë-transaksione të ndryshme financiare.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy