Unitedi në krizë, Carrick kërkon reagim në përballjen me Romën

by Nexhat

Trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, ka kërkuar nga futbollistët e tij të reagojnë në ndeshjen ndaj Romës dhe t’u japin tifozëve arsye për të festuar.

“Djajtë e Kuq” përballen sot me Romën, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve, në një moment të vështirë për skuadrën, e cila nuk ka regjistruar fitore në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

banner

Carrick ka vlerësuar mbështetjen e tifozëve, veçanërisht në humbjen 0:2 ndaj Chelseat, kur ata vazhduan të këndonin edhe gjatë pjesës së dytë, pavarësisht se Unitedi ishte me një lojtar më pak.

“Duhet të ngrihemi në nivelin e duhur dhe t’u japim tifozëve një arsye për të brohoritur. Në ndeshjen ndaj Chelseat ata ishin të jashtëzakonshëm. Vazhdonin të këndonin gjatë gjithë pjesës së dytë, edhe pasi mbetëm me dhjetë lojtarë. Kështu veprojnë tifozët e vërtetë”, ka thënë Carrick.

Ai theksoi se skuadra duhet t’ua shpërblejë përkrahjen dhe se ndeshja ndaj Romës është mundësia e parë për ta bërë këtë.

“Pikërisht në momentet e vështira sprovohet përkushtimi ndaj klubit. Fakti që tifozët qëndruan pranë nesh dhe treguan qëndrueshmëri do të thotë shumë. Ne duhet t’ua shpërblejmë këtë mbështetje dhe ta nisim që nga kjo ndeshje”, u shpreh trajneri anglez

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy