Pas 27 vitesh pritje u identifikua Dr. Adem Ademi, djali i tij: Familja jonë priste këtë lajm me shpresë

by Nexhat

Erblin Ademi ka bërë të ditur se pas 27 vitesh pritjeje dhe pasigurie, familja e tij është informuar për identifikimin e babait të tij, Dr. Adem Ademit, përmes rezultateve të analizave të ADN-së nga laboratori në Hagë.

Ai ka shprehur mirënjohje për institucionet dhe të gjithë ata që kontribuuan në zbardhjen e fatit të babait të tij.

banner

Ai shkruan se “Dr. Adem Ademi do të përcillet dhe do të prehet në paqe me nderimin dhe dinjitetin që i takon, për jetën që jetoi, përkushtimin e tij si mjek dhe kirurg, për jetët që shpëtoi dhe për kontributin që dha për njerëzit dhe shoqërinë”.

Tute, ai thotë se “për datën dhe kohën e varrimit, si dhe për hapjen e të pames, do t’ju njoftojmë me kohë, në ditët në vijim, me informata të detajuara”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy