Gjenerata e 63-të, të premten diplomojnë kadetët e rinj të policisë

by Nexhat

Ceremonia e diplomimit të 412 kadetëve të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës pritet të mbahet të premten, më 6 nëntor në orën 16:00.

Kështu mëson nga burimet e saj, gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj.

banner

Ndërkaq, sipas një raportimi të VOX Kosovës të 2 nëntorit, për shkak të mungesës së kapelave, zyrtarëve policorë u është kërkuar që t’i huazojnë ato për kadetët, në mënyrë që të përdoren gjatë ceremonisë

Diplomimi fillimisht ishte paraparë të mbahej më 30 tetor, por ishte shtyrë për shkak të mungesës së uniformave dhe pajisjeve të nevojshme.

Trajnimi i 412 kadetëve të kësaj gjenerate kishte nisur më 27 prill në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Ndërkaq, problemet me furnizimin me uniforma dhe pajisje janë ngritur vazhdimisht edhe nga Sindikata e Policisë së Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy