Kryediplomatja e BE pas zgjedhjeve në SHBA: Shpresoj që Kongresi i ri do ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe të shtojë presionin ndaj Rusisë

by Nexhat

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shpresën që Kongresi dhe Senati i ri i Shteteve të Bashkuara të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën dhe të rrisin presionin ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

Kallas, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, tha se votuesit amerikanë e kanë bërë të qartë zgjedhjen e tyre.

banner

Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik, duke thënë se Evropa dhe SHBA-ja janë shumë më të fuqishme kur veprojnë së bashku.

“Është e rëndësishme që këto mesazhe t’i përcillen qartë Rusisë dhe që, përmes këtij presioni, ajo të ndalet së zhvilluari këtë luftë”, deklaroi Kallas në një konferencë për media në Bruksel.

Kryediplomatja evropiane u shpreh se mbetet të shihet se si do të reflektohen rezultatet e zgjedhjeve në politikën amerikane.

Deklaratat e saj vijnë pas zgjedhjeve të mesmandatit të 3 nëntorit, në të cilat demokratët fituan kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, duke i shkaktuar një humbje të madhe politike presidentit Donald Trump.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy