Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

by Nexhat

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Pas më shumë se 150 ditësh protestë të pandërprerë, organizatorët bëjnë me dije se do të ndryshojnë strategjinë e organizimit, duke kaluar në dy protesta kombëtare në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë, në të njëjtën orë.

banner

Në deklaratën e tyre, studentët theksojnë se kërkesa kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama vijon të mos marrë përgjigje nga qeveria. Ata shprehen se janë të përgatitur për një betejë të gjatë dhe se kjo fazë e re organizimi synon të rrisë mobilizimin e studentëve dhe mbështetësve të tyre.

“Pas më shumë se 150 ditësh protestë të pandërprerë, pushteti në Shqipëri vazhdon të injorojë kërkesën e revoltës qytetare: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Autokracia ka lëshuar rrënjë të thella në Shqipëri dhe ne jemi të përgatitur për një betejë të gjatë. Prandaj, po hyjmë në një fazë të re organizimi.

Protesta2

Për t’i dhënë rrjetit studentor dhe mbështetësve tanë mundësinë të japin maksimumin në çdo ditë proteste, studentët kanë vendosur se protestat tona kombëtare do të vijojnë dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë në orën 14:00, me një intensitet që nuk mund të injorohet.

Ne vijojmë të mbështesim protestat e tjera qytetare kundër qeverisë, kurdo që të organizohen ato.

Lufta e shqiptarëve për demokraci vazhdon. Autokracia do të bjerë, ashtu siç ra edhe diktatura”, thuhet në deklaratën e studentëve.

Organizatorët bëjnë gjithashtu të ditur se do të vijojnë të mbështesin edhe protestat e tjera qytetare kundër qeverisë, ndërsa u bëjnë thirrje studentëve dhe mbështetësve të tyre të bëhen pjesë e tubimeve të ardhshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy