Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

by Nexhat

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i Bashkimit Europian për vendin.

Raporti i këtij viti thekson se rekomandimet nga viti i kaluar të Komisionit Europian nuk janë adresuar në vitin 2026.

banner

“Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar nuk janë adresuar dhe mbeten të vlefshme”, thuhet në raport.

Gjatë vitit të ardhshëm, raporti thotë se Kosova duhet veçanërisht të:

– miratojë legjislacion të ri për menaxhimin e financave publike, duke forcuar kontrollin e brendshëm financiar publik, për auditimin e jashtëm dhe për mbrojtjen e interesave financiare të BE-së dhe euros, si dhe të sigurojë kapacitete administrative në të gjithë sistemin e menaxhimit të financave publike për zbatimin e tij;

– forcojë llogaridhënien menaxheriale të përdoruesve të buxhetit, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, mbi bazën e vlerësimit të qëndrueshëm të performancës së sistemeve të menaxhimit dhe kontrollit;

– përmirësojë zbatimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), për të siguruar zbatimin efektiv të tyre dhe për të forcuar mbikëqyrjen parlamentare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy