Mes protestave anti-qeveritare dhe përplasjes Rama-Veliaj, PS mbledh Asamblenë Kombëtare

by Nexhat

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste pritet të mblidhet më 14 nëntor, në një moment të ndërlikuar politik për mazhorancën.

Mbledhja vjen në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë, ndërsa Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zgjedhjeve vendore.

banner

Një tjetër zhvillim që pritet të jetë në vëmendje është përplasja në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ky i fundit ka publikuar nga burgu i Fierit shënime ku pretendon se përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, i janë përcjellë kërkesa që të pranojë përfshirjen në protesta, të heqë dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe të ndërpresë bashkëpunimin me avokatin Plarent Ndreca

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy