A mund të kthehet lëvizja studentore si ajo e Serbisë? Rama: Shqipëria dhe Serbia s’kanë asgjë të ngjashme

by Nexhat

Gjatë konferencës së kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, u fol edhe për protestat masive në vend.

I pyetur nga mediat nëse kjo lëvizje mund të kthehet në një lëvizje studentore si ajo e Serbisë që ishte po masive deri në dorëheqjen e presidentit Vuçiç, Rama theksoi se Shqipëria me Serbinë nuk kanë asgjë të ngjashme.

banner

Ai shton se janë dy realitete të ndryshme, kjo sipas tij, nisur nga ndryshimet që janë bërë në të dyja vendet dhe qëndrimi që ka mbajtur Bashkimi Evropian për këtë gjë.

“Se sa e ngjashme është Shqipëria me Serbinë dhe situata në Serbi me situatën në Shqipëri, këtë mund ta konstatoni duke e krahasuar qëndrimin e BE ndaj ndryshimit në Serbi dhe ndryshimeve të mëdha që ka bërë Shqipëria këtë vit.

Janë dy realitete që nuk kanë asnjë gjë të përbashkët njëra me tjetrën, pavarësisht përpjekjes për ti bashkuar në funksion të një agjende që nuk është agjenda e BE-së, nuk është as e qeverisë por e atyre që duan të rrëzojnë qeverinë me dhunë.

Sa i përket mobilizimit të madh e kam bërë vetë dallimin me protestave të fillim qershorit dhe degradimit më pas të bulevardit në një arenë sorrash dhe korbash që nuk kishte se si të mos kalonte te dhuna. Ishte e dhunshme edhe pa qenë me gurë e moltovë në dorë, kur parullë kishte: “Ska dialog, jep dorëheqjen”., tha kryeministri Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy