Lojtari më i ri i Kosovës është top golashënues në UEFA Youth League

by Nexhat

Lojtari më i ri i kombëtares së Kosovës, Enis Rexhepi po shkëlqen në UEFA Youth League.

Talenti kosovar është golashënuesi më i mirë i përbashkët i kësaj gare, së bashku me Will Wright të Liverpoolit, shkruan “Gazeta Express”.

banner

Të dy futbollistët kanë realizuar nga gjashtë gola, dy më shumë se çdo lojtar tjetër në fazën e ligës së UEFA Youth League.

Paraqitjet e mira të Rexhepit vijnë në një moment të rëndësishëm për të, pasi ai është ftuar edhe nga kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e muajit nëntor ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Kështu, talenti kosovar po vazhdon të dëshmojë potencialin e tij, duke u renditur në mesin e golashënuesve më të mirë të një prej garave më të rëndësishme evropiane për futbollistët e rinj.

Rexhepi luan te Stuttgart 2 në Bundesliga 3, dhe ka luajtur tetë ndeshje, me një gol e një asistim.

Edhe Bleon Kurtulus dhe Lindrit Kamberi janë të ftuar për herë të parë në kombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy