BDI kritikon konkursin në Akademinë Ushtarake: Asnjë shqiptar mes 29 kadetëve të pranuar

by Nexhat

Opozita në Maqedoninë e Veriut ka reaguar ndaj qëndrimeve të pushtetit lidhur me konkursin e fundit për kadetë në Akademinë Ushtarake. Nga BDI thonë se numrat e periudhës kur ata ishin në pushtet dëshmojnë përfaqësim më të mirë. Duke iu referuar vitit 2012, BDI thekson se nga gjithsej 25 kadetë të pranuar, 12 ishin shqiptarë, 12 maqedonë dhe 1 boshnjak.

“As reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me konkursin e fundit, e as ai i zëvendësministrit të Mbrojtjes, nuk mund t’i fshehin faktet dhe as ta mjegullojnë opinionin publik për përgjegjësinë e BDI-së si trashëgimtare e kësaj situate… kur Akademia Ushtarake nuk ka funksionuar, kadetët shqiptarë janë shkolluar në Akademinë “Skënderbeu” në Tiranë, si dhe në Sofje e Ankara. “- thuhet mes tjerash në reagim.

banner

Reagimet e tilla vijnë pas konkursit të fundit ku nga 29 kadetë në Akademi nuk është pranuar asnjë shqiptar. Ministria e Mbrojtjes sqaron se në konkurs kanë paraqitur 99 kandidatë, prej të cilëve 46 i kanë plotësuar kushtet. Mes tyre kanë qenë vetëm 2 shqiptarë, megjithatë sipas Ministrisë njëri ka hequr dorë nga procedura, ndërsa tjetri ka përfunduar në vendin e 43-të./Alsat.mk

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy