Rexhaj: Dojnë me marrë mjekë e infermierë të gatshëm – Qeveria e Kosovë duhet me dialogu me atë gjermane

by Nexhat

Analisti Albatros Rexhaj ka folur për praninë e madhe të punëtorëve shëndetësorë nga Ballkani në spitalet e Gjermanisë, duke theksuar se në ndërrime të natës shumica e stafit përbëhet nga qytetarët me origjinë nga Ballkani.

Ai ka përmendur edhe shprehjen “Ballkan Mafia”, e cila, sipas tij, përdoret në spitale në Gjermani për t’iu referuar përqendrimit të madh të punëtorëve nga Ballkani gjatë ndërrimeve të natës.

banner

Rexhaj ka thënë se Gjermania ka interesim për të marrë mjekë dhe infermierë të gatshëm për punë, ndërsa ka vlerësuar se kjo çështje kërkon një dialog serioz ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre gjermane.

“Në spitale në Gjermani përdoret shprehja “Ballkan Mafia” sepse në ndërrimin e natës krejt janë nga Ballkani…Dojnë me marrë mjekë e infermierë të gatshëm, duhet me u bo një dialog serioz, qeveria e Kosovës me Qeverinë gjermane…”, tha ai në Pressing.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy