Kurti publikon pamje nga takimi me Macronin në Pallatin Élysée: Biseduam për mundësi të reja bashkëpunimi mes vendeve tona

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë pamje nga takimi që zhvilloi sot me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée në Paris.

Përmes një postimi, Kurti bëri të ditur se në takim u diskutua për mundësitë e reja të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës, integrimin euroatlantik të vendit dhe sigurinë në rajon.

banner

Kurti tha se ka kërkuar mbështetjen e Francës për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu vlerësoi nismën e Macronit për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet e teknologjisë, duke theksuar se të dyja vendet do të vazhdojnë bashkëpunimin për paqe, zhvillim ekonomik dhe integrim evropian.

“Sot pata kënaqësinë e veçantë të takohem me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée. Franca ka qenë aleate e fuqishme e Kosovës që nga lufta jonë për çlirim dhe pavarësi dhe mbetet partnere e afërt dhe e rëndësishme e vendit tonë. Biseduam për mundësi të reja bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Francës, për integrimin tonë euroatlantik dhe për sigurinë në rajon. Theksova rëndësinë e mbështetjes së Francës për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shpreha gjithashtu vlerësimin tim për nismën e Presidentit Macron për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet që lidhen me përdorimin gjithnjë e më të madh të teknologjisë. Kjo çështje ishte në qendër të Forumit të Paqes në Paris këtë vit, ku Republika e Kosovës iu bashkua Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve për mbrojtjen e mirëqenies, të drejtave dhe të ardhmes së brezave të rinj. Kosova dhe Franca do të vazhdojnë të punojnë së bashku për paqe, zhvillim ekonomik dhe një të ardhme të përbashkët evropiane”, ka shkruar Kurti në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy