Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë

by Nexhat

Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), ka kritikuar deklaratat e zyrtarëve për rritjen e kapaciteteve të energjisë.

E ftuar në emisionin “Pressing” në T7, Gashi-Hamdiu ka deklaruar se që nga viti 2021, kapacitetet e shtuara në Kosovë janë vetëm rreth 30 megavatë.

banner

Ajo ka theksuar se gjatë viteve 2022 dhe 2023 nuk është shtuar asnjë kapacitet i ri, duke vënë në pikëpyetje pretendimet për një rritje prej 350 megavatësh.

Sipas saj, ka një dallim të madh mes shifrave që paraqiten nga përfaqësuesit politikë dhe kapaciteteve që realisht janë shtuar në sektorin e energjisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy