Gjykatësi e ka caktuar për nesër shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë në çështjen e dytë të Hashim Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë.
Gjykata Speciale njoftoi se për çështjen e Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, aktgjykimi do të shpallet në orën 10:00 sipas kohës së Europës Qendrore (CET).
“Seanca publike do të transmetohet gjithashtu me një vonesë prej 10 minutash në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe. Transmetimi me video mund të ndiqet nga çdo vend përmes faqes së internetit ose YouTube-it, në lidhjet e mëposhtme”, thuhet në postimin e gjykatës në X, ku shtohen edhe linqet e transmetimit në tri gjuhë.

