VLEN dhe BDI përplasen për ndikimin serb

by Nexhat

Zgjerimi i kapitalit serb në sektorët strategjikë të Maqedonisë së Veriut ka nxitur përplasje politike mes dy partive shqiptare, VLEN dhe BDI. Nga sektori bankar e deri tek ai farmaceutik, palët akuzojnë njëra-tjetrën për përgjegjësi në lejimin e këtyre zhvillimeve. VLEN drejton gishtin nga ish-funksionarët e BDI-së për shitjen e aksioneve shtetërore të bankës, ndërsa BDI ngre shqetësimin për ndikimin e kapitalit serb në furnizimin me barna dhe insulinë.

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut VLEN dhe BDI janë përplasur me akuza ndaj njëra-tjetrës për bashkëpunim me qarqet serbe, duke vënë në pah rritjen e kapitalit serb në sektorët strategjikë. VLEN pretendon se ish-funksionarët e BDI-së, kanë hapur rrugën për shitjen e aksioneve shtetërore të Stopanska Bankës në Manastir, e cila më vonë u mor nga Alta Banka e Beogradit.

banner

“Prandaj sot pyesim drejtpërdrejt Ali Ahmetin, Fatmir Besimin dhe Bujar Osmanin: Vallë më 6 qershor 2023 kur Artan Grubi nënshkroi vendimin për shitjen e aksioneve shtetërore në “Stopanska banka Manastir” në lidershipin e BDI-së ishte bërë plani që banka të përgatitej për marrjen nën kontroll nga “Alta banka” e Beogradit? A ishte roli i Grubit, Besimit dhe Osmanit në Qeveri që institucionalisht t’i lironin aksionet shtetërore për shitje, ndërkohë që rrjeti familjar i Ali Ahmetit përmes “AS Senjak” grumbullonte pako private aksionesh dhe merrte kredi milionëshe nga Beogradi”, tha Saranda Imeri Stafai  nga VLEN .

Nga ana tjetër, BDI akuzon se pas bankave dhe telekomunikacionit, edhe sektori farmaceutik po kalon nën kontrollin e kapitalit serb. BDI ka ngritur shqetësime se kapitali serb po merr kontroll edhe mbi furnizimin me insulinë në Maqedoninë e Veriut.

“Më 3 prill 2025, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, me vendimin nr. 08-55, miratoi blerjen e Phoenix Pharma nga kompania serbe VEGA, e lidhur me Dejan Çakajac, bashkëpronar i kompanisë së lojërave të fatit Mozzart. Por, për çfarë kompanie bëhet fjalë? Vetëm gjatë vitit 2026 Vega Farmaceutikals ka fituar mbi 50 kontrata publike në Ministrinë e Shëndetësisë dhe klinikat e ndryshme, me vlerë që tejkalojnë shumat milioneshe, në Euro!!! Vetëm për insulinat rreth ka përfituar 10 milion Euro , tha Arta Bilalli Zendeli BDI.

Investimet serbe në Maqedoninë e Veriut janë të pranishme nga sektori i telekomunikacionit dhe medias deri te sektori bankar dhe bizneset prodhuese/RTK

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy