Melodia e një kënge serbe që përmban pretendime territoriale ndaj Kosovës u interpretua në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, duke nxitur reagime.
Komisionarja Marta Kos shprehu keqardhje, ndërsa Komisioni Evropian tha për REL-in se kënga ishte përzgjedhur nga muzikantët, pa miratimin e tij.
Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar muzikantin Marko Hatlak për të kërkuar sqarime rreth përzgjedhjes së melodisë dhe është në pritje të përgjigjes së tij.

