Kosova po mposhtet pas pjesës së parë nga Irlanda, është edhe me një lojtar më pak

by Nexhat

Ka përfunduar pjesa e parë, në ndeshjen mes Irlandës dhe Kosovës.

Kombëtarja vendase po fiton 1-0, me ndeshjen që po luhet në kuadër të xhiros së gjashtë dhe të fundit të Ligës B në Ligën e Kombeve.

banner

Irlanda shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 28-të, nga e cila shënoi Troy Parrott.

Penalltia erdhi pasi Kreshnik Hajrizi luajti me dorë në vijë të golit, duke e parandaluar një gol të sigurt të Irlandës.

Kosova po luante mirë para kartonit të kuq, duke rrezikuar në dy raste.

Së pari rast të mirë pati Lindon Emërllahu, e më pas edhe Vedat Muriqi.

Kosova, me këtë rezultat, ka gjashtë pikë, në vendin e tretë, teksa Irlanda me tetë pikë e zë vendin e dytë në grupin B3. Grupit i kryeson Austria me 11 pikë, e cila po pëson humbje nga Izraeli

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy