Policia në veri parandalon dy raste të kontrabandimit me mallra

by Nexhat

Zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veri, sot në dy raste të ndara kanë arritur të parandalojnë dy raste të dyshuara të kontrabandimit me mallra.

Siç njofton policia, në rastin e parë, si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët, rreth orës 16:30, zyrtarët policorë në fshatin Kamen të Leposaviqit kanë ndaluar një autobus, pasi paraprakisht kishin pranuar informacione se në bagazhin e tij mund të kishte mallra të dyshimta.

banner

“Gjatë kontrollit të autobusit, në hapësirën e bagazhit janë gjetur të fshehura dymbëdhjetë (12) paketa me cigare të llojeve të ndryshme, ku secila paketë përmbante nga 50 boksa me cigare”, njofton policia.

“Shoferi i autobusit ka deklaruar se cigaret i kishte blerë në qytetin e Mitrovicës. Lidhur me rastin janë njoftuar edhe inspektorët e Agjencisë Tatimore të Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se për mallrat e blera nuk posedoheshin dokumente valide, sipas procedurave ligjore.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që ndaj shoferit të autobusit të iniciohet rast penal për veprën penale “Tregti e ndaluar”. Ndërsa, ndaj lokalit në Mitrovicë, nga ku dyshohet se janë blerë cigaret, inspektorët do ta trajtojnë sipas procedurave të tyre”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në rastin e dytë orës 20:00, zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll dy automjete në fshatin Mihaliq, komuna e Leposaviqit.

“Gjatë kontrollit të automjeteve janë gjetur mallra të ndryshme, përfshirë cigare, pije alkoolike, detergjente dhe produkte të tjera, për të cilat dyshohet se nuk janë të pajisura me dokumentacionin përkatës.

Në lidhje me rastin, me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, mallrat e gjetura janë proceduar për në Doganën e Republikës së Kosovës, për trajtim dhe procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.

Pamje:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy