Prokuroria belge thërret Xhavit Halitin për dëshmi

by Nexhat

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, është thirrur zyrtarisht nga Prokuroria e Përgjithshme e Brukselit për të dëshmuar në një proces gjyqësor që do të mbahet në Belgjikë.

RTV21 ka siguruar dokomentet lidhur me rastin ku thuhet se Haliti duhet të paraqitet më19 nëntor 2026, në orën 12:00, para Gjykatës së Krimeve të Rënda me Juri në provincën Brabant Wallon, në qytetin e Nivelles. Ndërsa, prania e tij kërkohet nga ora 11:30. Thirrja është bërë në kuadër të procesit gjyqësor ndaj Andrija Draskovic, i lindur më 3 nëntor 1964 në Mitrovicën e Kosovës, i cili përballet me akuza për vepra të rënda penale. Sipas dokumentit Xhavit Haliti është thirrur për të dhënë dëshmi lidhur me faktet e përfshira në aktakuzën ndaj Draskovic.

banner

Thirrja është lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme pranë Gjykatës së Apelit në Bruksel, ndërsa njoftimi zyrtar i është dorëzuar Halitit përmes përmbaruesit gjyqësor Philippe Grumbers.

Foto 1
Foto 2
Foto 3
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy