La Liga ka shpallur fituesit e çmimeve individuale për sezonin 2025/26, ku protagonistë kryesorë janë Lamine Yamal dhe Hansi Flick.
Barcelona e ka dominuar ceremoninë, duke marrë tri nga pesë çmimet e ndara për sezonin e kaluar.
Yamal është shpallur lojtari më i mirë i kampionatit spanjoll, pas një sezoni fantastik me 16 gola dhe 12 asistime, duke qenë një prej futbollistëve kryesorë në triumfin e katalunasve.
Ndërkohë, Hansi Flick është zgjedhur trajneri më i mirë, pasi e udhëhoqi Barcelonën drejt titullit të dytë radhazi me 94 pikë.
Çmimin për lojtarin më të mirë të ri (U23) e fitoi Carlos Espí i Levantes.
Sulmuesi 20-vjeçar realizoi 11 gola, dhjetë prej tyre në 13 xhirot e fundit, duke ndihmuar skuadrën e tij të sigurojë mbijetesën.
Joan Garcia u shpërblye për pritjen më të mirë të sezonit, ndërsa Arda Güler fitoi çmimin për golin më të bukur, falë realizimit spektakolar nga distanca në ndeshjen ndaj Elches.
Çmimet do të ndahen më 28 dhjetor në Emiratet e Bashkuara Arabe, në ceremoninë Globe Soccer Awards.

