Gjatë darkës së të nominuarve, ku banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” iu përgjigjën pyetjeve të publikut, Jona është pyetur nëse do ta pranonte të ishte zgjedhja e tretë e Fuegos.
Kjo pasi Fuego kishte shprehur pëlqim për të.
Jona e ka refuzuar kategorikisht një mundësi të tillë, duke thënë se nuk ka pëlqim për të dhe se nuk e sheh raportin e tyre të shkojë drejt një lidhjeje, pavarësisht nëse kjo do ta ndihmonte në lojë
“I kam sqaruar gjërat me Fuego. I kam thënë që nuk më pëlqen dhe as që e shoh lidhjen tonë të shkojë në atë drejtim. Ai ka qenë shumë dakord dhe e ka pranuar. Unë i thashë që për më shumë jo”, ka deklaruar Jona.
Për të ndjekur momentin nga darka e të nominuarve, shihni videon më poshtë.

