Paris Saint-Germain ka nisur negociatat për vazhdimin e kontratës së kapitenit Marquinhos. Klubi francez i ka ofruar mbrojtësit brazilian një marrëveshje të re deri në qershor të vitit 2029.
Trajneri Luis Enrique e konsideron 32-vjeçarin një lojtar shumë të rëndësishëm për repartin defensiv dhe dëshiron ta mbajë në skuadër.
Marquinhos ka kontratë aktuale deri në vitin 2028, ndërsa palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për kushtet financiare të marrëveshjes së re. Braziliani është pjesë e PSG-së që nga viti 2013 dhe ka zhvilluar mbi 500 ndeshje me klubin

