Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë për dështimin potencial të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka tentuar që t’ia vë fajin Komunës së Prishtinës për dështimin potencial të këtij eventi,
““Kryeministër, paske provu me ia bartë Prishtinës fajin për dështimin potencial të ‘Lojërave Mesdhetare’! Në komunikimin e fundit, ‘Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare’ thotë se takimi është anulu për këto arsye”, tha Rama
Ai ka renditur tri arsyet që, sipas tij, kanë çuar në anulimin e takimit, teksa ka thënë se faji qëndron te Qeveria.
“Pagesa s’është kry, emrat e delegacionit s’janë dërgu dhe nuk jeni përgjigj në email-a. Kush ka pasë me i bo këto? Qeveria. Qeveria. Qeveria. Qekaq e thjeshtë është”, ka shkruar Rama.

