Tensione para Kryeministrisë, policia nis shoqërimin e protestuesve

by Nexhat

Situata është ritensionuar mbrëmjen e sotme në protestën që po zhvillohet para godinës së Kryeministrisë, ku janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, si dhe shoqërime të para.

Pas një marshimi në disa rrugë të Tiranës, protestuesit janë rikthyer para Kryeministrisë për të vijuar tubimin. Tensionet kanë shpërthyer kur policia ka ndërhyrë për të spostuar turmën në anë të trotuarit, me qëllim që të mos bllokohej qarkullimi i mjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

banner

Kjo ka sjellë përplasje të protestuesve me efektivët e policisë, ndërsa forcat e rendit kanë nisur shoqërimin e disa pjesëmarrësve në protestë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy