Protestuesit janë mbledhur sërish këtë të premte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë, në vijim të tubimeve kundër qeverisë. Policia nuk i ka lejuar të bllokojnë rrugët dhe ka ndërhyrë për t’i zhvendosur, me qëllim garantimin e qarkullimit të automjeteve.
Para Kryeministrisë, protestuesit kanë qëndruar për rreth një orë, ndërsa më pas kanë marshuar drejt qendrës. Ndryshe nga herët e tjera, protestuesit po marshojnë në kundërvajtje me automjetet, duke iu shmangur edhe policisë.
Ndërkohë, për ditën e nesërme, si çdo të shtunë, studentët kanë njoftuar një protestë. Gjithashtu, edhe pedagogët kanë njoftuar një protestë rreth orës 12:00.
Prej ditësh, studentët kanë dalë në tubime kundër qeverisë Rama, duke kërkuar dorëheqjen e këtij të fundit dhe të qeverisë së tij.

