Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula ka dhënë një mesazh për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Në një reagim për këtë ditë, ajo ka thënë se alfabeti i gjuhës shqipe është dëshmi e qëndresës dhe e përpjekjes për ruajtjen e identitetit kombëtar.
Sipas saj, lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe, për të drejtën për ta folur dhe shkruar atë lirshëm
“Sot, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje 50 delegatët nga 26 qytete, shoqata dhe klube shqiptare, të cilët në Kongresin e Manastirit, më 1908, u bashkuan për një nga vlerat themelore të identitetit tonë kombëtar, gjuhën shqipe.”, thuhet në reagim.
Ajo ka thënë se përgjegjësia e të gjithëve është ruajtja pasurimi dhe përcjellja e kësaj trashëgimie për brezat, me dinjitet dhe përkushtim.
“Ajo është trashëgimia jonë e përbashkët dhe një nga dëshmitë më të fuqishme të qëndresës sonë ndër shekuj. Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”, është thënë në njoftim.

