Ukaj dhe Hasanaj rrëmbejnë medalje të bronzta në Selanik

by Nexhat

Xhudoja kosovare ka shënuar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare.

Elvira Ukaj dhe Arba Hasanaj kanë fituar medalje të bronzta në Kupën Evropiane për Kadetë, që po zhvillohet në Selanik të Greqisë.

banner

Elvira Ukaj u ngjit në podium në kategorinë mbi 70 kilogramë. Pas humbjes në çerekfinale nga kanadezja Olivia Wisnioëski, ajo vazhdoi garën në repasazh, ku mposhti fillimisht greken Petrina Apatsidou. Në luftën për medaljen e bronztë, Ukaj triumfoi ndaj grekes Dimitra Sarianidou, duke siguruar vendin në podium.

Edhe Arba Hasanaj shkëlqeu në kategorinë deri në 70 kilogramë. Ajo regjistroi dy fitore të njëpasnjëshme ndaj grekes Chrysoula Stavroula Ouranitsa dhe lituanezes Radvile Juseviciute, përpara se të pësonte humbje në gjysmëfinale nga grekja Maria Eleni Papaioannou.

Në luftën për medaljen e bronztë, Hasanaj ishte më e mirë se kroatja Lana Kraus, të cilën e mposhti me Ippon.

Të dy xhudistet u drejtuan nga trajnerja Majlinda Kelmendi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy