Babai i Endrit Azemit: Më mirë me pasë vdekë – 2-3 javë s’u sillë kah shpia, na mashtroi edhe neve

by Nexhat

Babai i Endrit Azemit që mashtroi se vuante nga leukemia duke mbledhur mbi 189 mijë euro për kinse shërimin e tij, tha se i ka mashtruar edhe familjarët.

“Më mirë me pasë vdekë, se qeta që e ka bo”, tha ai për Tëvë1.

banner

Babai i 20-vjeçarit nga Gjilani që u arrestua mbrëmjen e së shtunës tha se krejt paratë janë dhe do të kthehen, ndërsa shpjegoi veprimet e djalit të tij.

“Para 27-28 e kam pa. E kam pa që kish qenë shumë i dobët, i verdhë krejt. Thashë ‘çka ke?’. Tha ‘s’jam tu mujtë’ [..] Me 31-shin kam ardhë në shtëpia, çika tha ‘u nis për Turqi’. Çka ka? Tha ‘qet sëmundjen’. Edhe ka shku në Turqi. Sa ka ndejtë në Turqi s’e di. Prej Turqisë ishin kthy kishin ndejtë në Shkup”, tha ai.

“Qysh e di krejt shqiptaria, edhe ne të familjes e dimë”, tha babai i Endrit Azemit.

Ai i falënderoi ata që dhanë para dhe u kërkoi falje.

“I falënderoj të gjithë shqiptarët dhe u kërkoj falje në emër tim. Njëjtë si ata që janë të mashtruar, jemi edhe ne familja”, tha ai.

Babai i Endritit tha se djali i tij “2-3 javë s’u sillë kah shpia”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy