Presidentja Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral.
Gjatë takimit, presidentja Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Luksemburgu i ka ofruar Kosovës ndër vite, duke vlerësuar kontributin e këtij shteti në zhvillimin e vendit.
Ajo ka vlerësuar vazhdimin e mbështetjes financiare të Luksemburgut përmes kornizës së re të bashkëpunimit, në vlerë prej 50 milionë eurosh për periudhën 2026-2030, duke theksuar se kjo dëshmon përkushtimin afatgjatë të këtij shteti ndaj Kosovës dhe besimin në potencialin e saj zhvillimor.
Sipas njoftimit, presidentja Shiroka Pula ka theksuar se kjo mbështetje dëshmon përkushtimin afatgjatë të Luksemburgut ndaj Kosovës dhe besimin në potencialin e saj zhvillimor.
Në takim është diskutuar edhe për rëndësinë e mbështetjes së mëtejshme të Luksemburgut në avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës, si dhe në përpjekjet e saj për anëtarësim në NATO.

