“Topi nën këmbë, goditja, magjia e Zhegrovës”, Serie A e lartëson yllin kosovar

by Nexhat

Edon Zhegrova ka vazhduar me ekzibicionet e tij në futboll.

Ylli kosovar, i cili çoi pluhur të madh në atdhe pas largimit pas ndeshjes me Izraelin, dje u paraqit titullar tek Juventusi.

banner

Dhe, “Messi i Kosovës” la gjurmë tek Bianconeri, ku asistoi në fitoren 4:0 ndaj Venezias,

Serie A, përmes llogarisë së saj zyrtare në Instagram, e ka lartësuar përfaqësuesin kosovar, duke e publikuar një video me veprimet e tij magjike.

“Topi nën këmbë, goditja, magjia e Zhegrovës”, shkroi Serie A, teksa shihet ish-futbollisti i Baselit dhe i Lillet duke ia futur topin nën këmbë kundërshtarit, një specialitet i tij tashmë, e më pas edhe një gjuajtje, të cilën e pret portieri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy