Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë çmimin e shitjes me pakicë dhe shumicë të karburanteve, në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme.
Sipas vendimit të Bordit, çmimi i naftës (gazoil) nuk do të jetë më shumë se 195 lekë/litër në pakicë dhe 183 lekë/litër në shumicë. Ndërkohë, benzina do të tregtohet me jo më shumë se 159 lekë/litër në pakicë dhe 147 lekë/litër në shumicë.
Për gazin për automjete, çmimi është përcaktuar në 69 lekë/litër për shitjen me pakicë dhe 57 lekë/litër për shitjen me shumicë.
Një çmim i veçantë është vendosur edhe për sektorin e peshkimit, ku gazoili do të tregtohet me 99 lekë/litër.
Njoftimi i Bordit të Transparencës:
Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e radhës.
Kështu Bordi i Transparencës në datë 24 Nëntor 2026, vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 159 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 147 lekë/litër.
✅Cmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 ekë/litër për automjetet.
Gjithashtu, çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 99 lekë/litër.

