Kryetari i Prishtinë, Përparim Rama, ka fajësuar qeverinë për mos vendosjen e bustit të Adem Jasharit në kryeqytet.
Rama, ka thënë se këto ‘’bllokada’’ nga qeveria s’po lejojnë që të nderojnë as heronjtë e ‘’më të dashurit tanë’’.
‘’Ne e kemi kry, përfundu krejt procesin. E dini që rruga Agim Ramadani ku e kem nënkalimin ku faktikisht kemi mbet vetëm me nënshkru kontratën edhe me kriju nënkalimin, e kemi të bllokuar tash e më se dy vjet prej nivelit qendror. Pra për fat të keq të gjitha këto bllokada që na bëhen prej nivelit qendror, që nuk na lajnë as me i nderu heronjtë tanë dhe më të dashurit tanë. Ndoshta kur t’i hjekim prej qeverisë këta njerëz që sabotojnë këtë vend atëherë merr epilog, përndryshe duhet me gjet një alternativë një vend tjetër’’, ka thënë ai.

